Kronikë

Të shtëna me armë në një lokal në Fier

10:06 - 14.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Breshëri kallashnikovi janë qëlluar drejt një lokali në Fier. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:30, ndërsa pronari i lokalit ka njoftuar policinë mëngjesin e sotëm.




Lokali ku u dëgjuan të shtënat ndodhet në lagjen “Kastrioti”, përballë Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave.

Ndërkohë, mësohet se nga plumbat janë thyer xhamat e lokalit, nërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për të zbuluar motivet e ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 08:00, në lagjen “Kastriot”, pronari i një Bar-Kafeje, ka konstatuar xhamin e lokalit dhe një televizor të thyer.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mund të jetë qëlluar me armë zjarri gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.