AKTUALITET

Flet avokati i Klement Balilit: U vetëdorëzua vetëm pasi i’u plotësuan kushtet

15:45 - 15.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Theodhori Sollaku, avokati i Klement Balilit në një dalje për mediat ka folur në lidhje me vetëdorëzimin e klientit të tij në polici.




Sollaku u shpreh se Balili nuk i është shmangur drejtësisë gjatë kohës së arratisë , por mori këtë vendim vetëm pasi iu plotësuan kushtet e tij për vetëdorëzim.

“Ishte në polici për t’u përballur me akuzat janë ngritur ndaj tij. Është e vërtetë që ka dy vite që është në kërkim policor. Trysnia ka qenë e madhe për ta arrestuar edhe pse ska prova. Prokuroria ka kërkuar prova nga autoritetet greke. Tani që erdhi letërporosia dhe hetimet janë drejt përfundimit shtetasi Klement Balili vendosi të dorëzohej. Dhe shteti në këto dy vite do harxhonte lekë, do e mbante me ushqime dhe do kishte kosto. Ju e dini që një i burgosur e ka koston 50 euro në ditë. Në asnjë rasti ai nuk i është shmangur asnjëherë drejtësisë”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.