SPORT

Gurdiola: Nuk shpenzoj 100 mln për një mesfushor

16:04 - 15.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga synimet që Mançester Siti kishte në merkaton e vers, ishte mesfushori i Uolvesit, Ruben Navas për të cilin, mediat raportojnë se vlera e tij arrin në 100 milionë paund. Kjo shifër, duket si e përballueshme nga Mançester Siti, por vetë trajneri Pep Guardiola u shpreh për mediat se nuk do të bënte një transferim të tillë. Ai tha në konferencën për shtyp se edhe shpenzimet e merkatos duhet të kenë një limit dhe se nuk mund të paguajë një shumë të tillë për një mesfushor.




Në fakt, kjo është një deklaratë disi e çuditshme duke qenë se shifra të tilla janë kthyer në modë tashmë te Siti, madje edhe për mbrojtës. “Një muaj më parë kam lexuar se Neves kushton 100 milionë paund.

Ne nuk mund të paguajmë një shumë të tillë për një mesfushor, gjithçka e ka një limit, kështu që do të duhet vëmendje maksimale në zgjedhjen e lojtarëve për sezonin e ardhshëm”,-u shpreh Guardiola.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.