AKTUALITET

Iu shtrëngua laku nga policia, avokati: Balili u dorëzua vetë, doli nga shtëpia

21:33 - 15.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Propagandën e qeverisë, se Klement Balili u dorëzua pasi iu ngushtua laku nga policia e hodhi poshtë një nga avokatët e tij.  Në News 24, avokati Baftjar Rusi tha se në këtë rast nuk ka merita policia .




I pyetur se ku fshihej gjatë gjithë kësaj kohe, Rusi deklaroi se ai doli sot nga shtëpia e vet. Për arsyet pse zgjodhi pikërisht këtë moment ai tha sepse mbaroi afati i hetimit dhe dosja shkon në gjykatë.

“Para 1 viti kemi qenë tek ky TV, vëllai i Klement Balilit, Bashkimi dhe kam qenë dhe unë. Kemi deklaruar që në një moment të caktuar ai do vetëdorëzohet. Ishte momenti sepse mbaroi afati i hetimit. Ç ‘rëndësi ka ku ishte. Ai doli nga shtëpia e vet sot”, tha avokati Rusi.

Ndërsa gazetarja Klodiana Lala tregoi se Balili ka lëvizur sot nën hundën e policisë. “Ai doli nga shtëpia e vet, i përshëndeti të gjithë dhe nën hundën e policië shkoi në pikëtakimin që kishte lënë me drejtorin e policisë”, tha Lala.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.