SPORT

Kalon provën, Armando Sadiku rikthehet te skuadra e Luganos

13:44 - 15.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armando Sadiku është lojtar i Lugano, sërish. Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të jetë pjesë e ekipit zviceran për të tretën herë.




Mëngjesin e së hënës, një delegacion i udhëhequr nga drejtori sportiv Giovanni Manna, shkoi në Valencia, ku iu bënë vizitat mjekësore sulmuesit shqiptar.

“Çdo gjë është në rregull, gjuri i lojtarit është i padëmtuar. Armando është shumë në formë,”-tha presidenti Angelo Renzetti.

Sadiku do transferohet në formë huazimi nga klubi i tij i Levantes tek Lugano deri në fund të sezonit në qershor me të drejtën e blerjes së kartonit.

“I vetmi shqetësim është se Armando nuk ka luajtur ndeshjet zyrtare këtë sezon,”-shtoi Renzetti. “Sidoqoftë kam folur personalisht me të dhe është shumë i motivuar. Mezi po pres të fillojë të luajë me ne. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ne.”

Lojtari ka qenë pjesë e ekipit zviceran edhe dy herë të tjera, nga viti 2012 deri në 2014 dhe përsëri në pranverën e vitit 2017.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.