SPORT

Morata shmang Milanin, preferon Seviljen

14:02 - 15.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ardhmja e sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata, është larg Çelsit, kjo është e qartë. Tani pritet të mësohet zyrtarisht se ku do të kalojë ai, në Spanjë apo Itali. Për momentin, shanset më të mëdha i ka Atletiko Madrid, që sipas “As”, e ka prioritet sulmuesin. Kanë dështuar bisedimet me Seviljen, pasi klubi andaluzian nuk e përballonte koston e lartë, ndaj dhe Morata duket më pranë “colchoneros”.




Ai e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Londra dhe e ka bërë të qartë se është i gatshëm të ulë edhe rrogën prej nëntë milionë eurosh në sezon për të arritur akordin me ekipin e ri. Kjo do të thotë se Milani nuk ka më shpresa për sulmuesin spanjoll.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.