Nostalgji

Nostalgji/ Dhe lodhja bën të vetën… Pushimet e e vonuara të Vedat Ademit

16:00 - 15.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Dhe lodhja bën të vetën… Pushimet e e vonuara të Vedat Ademit




Dhe lodhja bën të vetën…
Kjo që shihni është pikërisht këngëtarja e mirënjohur Anjeza Shahini. Shumë komode, në kushtet e saj shtëpiake, e lodhur nga puna e përditshme, aktivitetet dhe koncertet, Anjezës ai qe i duhet me shumë është pak gjumë dhe qetësi. Dhe kështu siç e ka mbështetur kokën në kolltuk, e ka zënë gjumi. Një pamja sa e bukur kjo, aq edhe argëtuese për të gjithë miqtë e saj që e njohin, mes shumë e shumë arushave, për të bërë një dremitje të mirë dhe mes ëndrrave të bukura. Por ja që Anjeza nuk mund të rrijë shumë gjatë ashtu sepse të tjera punë e thërresin, ndaj dhe ‘gjumi i ëmbël’ përfundon aty.

Pushimet e e vonuara të Vedat Ademit
E normalisht nga sa dihet këngëtari me zërin karakteristik shumë të pëlqyer nga rinia shqiptare Vedat Ademi, mbrëmjet më të shumta i ka tek i njëjti destinacion Charl’s Bistro. Por ja që këtë të premte ka ndryshiar drejtim dhe është gjendur tek Lizard, ku ka kënduar ‘live’ përgjatë gjithë mbrëmjes. E ndërsa e përditshmja për të është vetëm muzika dhe përgatitjet për mbrëmjet ‘live’, këngëtari i ka kushtuar edhe pak kohë vetes dhe ka publikuar fotot nga pushimet në ditët e para të Shtatorit. Këtë vit pushimet I ka realizuar me një grup shokësh, ku siç shihet dhe nga vetë foto Shën Stefani është vendi I tyre I preferuar për këtë verë.

Ky shkrim u botua më 25 shtator 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.