BOTA

Parlamenti i thotë “Jo” marrëveshjes së Brexit, May pëson humbje historike

21:01 - 15.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetët britanikë kanë votuar kundër marrëveshjes së kryeministres Theresa May për shkëputjen nga Bashkimi Evropian.




Me 432 vota kundër dhe vetëm 202 vota pro, qartazi deputetët dëshmuan se janë kundër marrëveshjes së propozuar nga kryeministrja May, pavarësisht kërkesës së saj për mbështetje.

Më herët, May ka thënë se një referendum i dytë do të krijonte një përçarje të mëtejshme.

Sipas saj, “jo marrëveshje” do të thoshte jo partneritet të sigurisë me BE-në.

Ajo gjithashtu tha se marrëveshja e saj ofron bazën për një partneritet ekonomik afatgjatë me BE.

May thotë që disa njerëz mendojnë se, duke mos votuar këtë marrëveshje, ata mund të dërgojnë qeverinë përsëri në Bruksel për të nxjerrë një marrëveshje më të mirë.

“Por BE nuk do të rihapë bisedimet”, tha ajo. Duke përsëritur thirrjen për të votuar pro saj, May tha se një votë kundër marrëveshjes së saj është një votë për “pasigurinë, ndarjen dhe rrezikun shumë real të asnjë marrëveshje”.

Afati për largimin e Britanisë nga unioni, 29 mars 2019, është vetëm 73 ditë larg dhe Britania nuk ka ende një plan sesi të dal nga unioni.

Tashmë May duhet të paraqesë një “Plan B” në Parlament brenda tre ditëve, të cilin deputetët mund ta ndryshojnë. Potencialisht, do t’ju jepte atyre më shumë kontroll për procesin.

Ende nuk dihet nëse May do të shpëtojë marrëveshjen, por me shumë mundësi ajo do të takojë liderët e BE-së nëse ka ende ndonjë mundësi “shpëtimi”.

Laburistët  e udhëhequr nga Jeremy Corbyn, duket se janë të gatshëm të kërkojnë një nocion mosbesimi kundër qeverisë së Theresa May, me shpresën se do të arrijnë zgjedhje të përgjithshme.

Corbyn ka thënë se do të përpiqet të rinegociojë marrëveshjen e Brexit nëse ai do të bëhet kryeministër, por nuk është zotuar për një referendum të dytë, një votim tjetër i popullit mbi Brexit – pavarësisht mbështetjes brenda partisë së tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.