Tech

Rikthehet virusi, përdoruesit e WhatsApp në panik

12:09 - 15.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

WhatsApp është një prej rrjeteve më popullorë për dërgimin e mesazheve, ku shumë përdorues ruajnë kujtimet me miqtë nëpërmjet saj.




Por një virus ka nisur të qarkullojë së fundmi, i cili po shqetëson përdoruesit. Mesazhet e tyre të vjetra po fshihen. Ky lloj problemi nisi që vitin e kaluar, kur WhatsApp pastronte bisedat në mënyrë kronologjike, duke nisur nga më të vjetrat.

Tani, përdoruesit kanë nisur të ankohen në Twitter se po fshihen bisedat aktuale që bëjnë me kontaktet e tyre në WhatsApp.

“Që prej muajit të kaluar, historia e bisedave ka filluar të fshihet në mënyrë kronologjike. Tani trendi ka ndryshuar. Çdo mëngjes, unë gjej një ose dy biseda të fshira. Unë përdor MOTO G4 Plus dhe kam kuptuar nëpërmjet postimeve se shumë njerëz kanë pasur të njëjtin problem.

Çuditërisht, Whatsapp nuk po bën asgjë për këtë, pavarësisht se unë i kam dërguar 25 email. Jam përpjekur ta shkarkoj programin rreth 5 herë dhe ta formatoj celularin tim, por asgjë nuk ndryshoi”, shkruajti një përdorues.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.