BOTA

Rreziku i Brexit, Britania e Madhe përgatitet për votimin historik

13:37 - 15.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetët britanikë po përgatiten të votojnë nëse do të mbështesin marrëveshjen e Theresa May për largimin nga Bashkimi Evropian.




E ashtuquajtui “votim domethënës” do zhvillohet më vonë, pasi debatit 5 ditor mbi Brexit  i erdhi fundi.

May ka kërkuar që politikanët të mbështesin marrëveshjen e saj ose të rrezikojnë “të lënë njerëzit britanikë në tatëpjetë”.

Por shumë deputetë të saj pritet të bashkohen me partitë opozitare për të votuar kundër marrëveshjes, e cila pritet gjerësisht të hidhet poshtë.

Prokurori i Përgjithshëm, Geoffrey Cox do të hapë ditën e fundit të debatit rreth orës lokale 12:50, ndërsa do mbyllet nga kryeministrja gjatë një fjalimi rreth orës lokale 18:30.

Ndërsa votimi do nisë në orën 19:00, me amendamentet që mund të riformësojnë marrëveshjen dhe pastaj me votimin mbi vetë marrëveshjen e tërheqjes.

Kryeministrja do i drejtohet kabinetit të saj mëngjesin e së martës, pasi u përpoq mbrëmjen e së hënës për të fitua mbështetjen e deputetëve të Tory për marrëveshjen e saj, që i përfshin të dyja, marrëveshjen për kushtet e tërheqjes që Britanisë nga BE dhe një  deklaratë politike për marrëdhëniet e ardhshme mes tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.