Kryesore

SHBA për Balilin: Hap i madh drejt hapjes së negociatave. Po tani kush e ka radhën?

16:51 - 15.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ardhur reagimi zyrtar i Ambasadës Amerikane në Tiranë lidhur me vetëdorëzimin e Kelment Balilit, i cilësuar edhe si “Escobari i Ballkanit”.




Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA-ve në Tiranë e cilëson këtë si një hap të madh të vendit tonë drejt hapjes së negociatave.

Teksa falënderon partnerët strategjikë të Shqipërisë për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, sërish pyet: Kush e ka radhën?!

“Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën” shkruan ambasada e SHBA

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, ish-ambasadori Donald Lu kishte kërkuar në disa raste arrestimin e “peshqve të mëdhenj” mes të cilëve ishte edhe Balili.

Ndërkohë që në disa raste, ish-ambasadori Lu por edhe vetë ambasada në njoftimet zyrtare, ka renditur edhe emrin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri krah personave të inkriminuar, për të cilin shumë shpejt prokuroria do të marrë një vendim.

Vetëdorëzimi i Klement Balilit, reagon Soreca: Lufta kundër krimit objektivi i BE

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me vetëdorëzimin në polici të Klement Balilit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori i BE shprehet se vendosja në arrest e Klement Balilit nga policia e shtetit paraqet një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër bandave kriminale në Shqipëri.

Diplomati  europian thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës është përparësi kryesore për BE-në në rrugën e Shqipërisë në drejtim të pranimit në BE.

“Fakti që Klement Balili është në burg përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është një prioritet kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE”,-shprehet Luigi Soreca.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.