SPORT

Sokol Cikalleshi kthehet te Akhisarspor

15:04 - 15.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më në fund në lajm i mirë edhe për Sokol Çikalleshin. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, pasi nuk ka gjetur shumë hapësira me skuadrën e Goztepe, pritet të transferohet në një klub tjetër ku ka lënë shenjë edhe më parë në karrierën e tij. Sipas mediave turke, tashmë është drejt finalizimit marrëveshja për transferimin e sulmuesit në radhët e Akhisar Beledijespor, një tjetër klub i Superligës të cilin Çikalleshi e njeh mirë. Sulmuesi i cili në Turqi ka luajtur edhe për Bashkashehir, Osmanlispor e së fundmi Goztepe, ka qenë pjesë e Akhisar Beledijespor në pjesën e dytë të sezonit 2016-2017 duke luajtur atje me shumë rregullsi e duke e ndihmuar skuadrën me golat e tij që të siguronte mbijetesën në elitë dhe një pozicionim të shkëlqyer në kampionat, në vendin e 7.




Në 14 ndeshje që luajti Çikalleshi me këtë skuadër, arriti të shënonte 7 gola, ndaj nuk është aspak për t’u çuditur që në klubin turk kur kanë mësuar se ai mund të largohet nga Goztepe, kanë shpejtuar që të sigurohen të nënshkruajnë me 28-vjeçarin për të cilin ajo eksperiencë ishte më e mira në futbollin turk. Pritet që burokracitë e firmës të mbyllen në ditët në vijim, ndërsa nuk është e qartë nëse do të kalojë përsëri si huazim apo në formë përfundimtare te skuadra, e cila mban vendin e 15 në Superligën turke dhe ka nevojë për ndihmën e sulmuesit shqiptar që në këtë sezon të sigurojë mbijetesën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.