POLITIKË

Vetëdorëzimi i Balilit, Rama i përgjigjet opozitës: Kjo e sotmja u djeg, s’kanë faj

17:27 - 15.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës, ku shprehen se Klement Balili i ka vënë kushte qeverisë për vetëdorëzimin e tij.




Përmes një postimi në Twitter, Rama ironizon opozitë duke shkruajtur se; “kur kapen janë ata që na kapin ne! Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre! Kur nuk kapen jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin! Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysmë po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare, as njëri as tjetri.”

Kujtojmë që Klement Balili i ka shpëtuar shumë operacioneve për arrestimin e tij që nga muaj maj i vitit 2016, kohë në të cilën gjykata e Athinës e shpalli atë në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, po ashtu caktoi dhe masën arrest me burg.

Gjatë kësaj kohe ka pasur akuza të shumta në adresë së qeverisë nga opozita, pasi sipas tyre operacionet për arrestimin e “Eskobarit të Ballkanit” dekonspiroheshin nga punonjësit e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.