SPORT

Bjellorusët e “dredhin”, duan të paguajnë me këste dhe ulin pagën e lojtarit

09:42 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket qesharake, por është e vërtetë! Anulohet shitja e Latif Amadu te Shakhtyor Soligorsk në kampionatin bjellorus. Pak ditë më parë klubi bregdetar njoftoi transferimin e sulmuesit në skuadrën ku luan edhe Elis Bakaj, por ky transferim ka dështuar. Pas arritjes së gjetjes së akordit për çmimin prej 150 mijë eurosh, kanë qenë përkufizimi i detajeve si dhe një devijim i rëndësishëm i Soligorsk në akordin për kushtet personale me Latif që ka hedhur në erë transferimin. Pikë së pari, mënyra e kryerjes së pagesës, Shakhtjor Soligorsk ka paraqitur pretendime për pagesën prej 150 mijë dollarësh me këste duke vonuar kryerjen e saj deri në vitin 2020 çka është konsideruar e papranueshme nga drejtuesit e klubit durrsak.




Veç të tjerash po kaq i rëndësishëm ishte dhe fakti se edhe kushtet e ofruara në termat personalë për Latif kanë pësuar një ndryshim rrënjësor duke qenë se bjellorusët tentuan të përgjysmonin pagën e futbollistit ganez çka i ka vënë vulën vendimit te Teutës dhe Latif që futbollisti të kthehet në Durrës. Në këtë mënyrë mund të thuhet se është Latif blerja e Teutës në sesionin e dimrit, klubi bregdetar ishte përgatitur për të shpenzuar një shumë të konsiderueshme për të afruar një sulmues klasi me pagë tepër të lartë në merkaton e janarit, por me kthimin e Latif tanimë diçka e tillë mund të konsiderohet e panevojshme. Kryegolashënues i kampionatit me 9 gola në gjysmën e parë të tij, tanimë 25-vjeçari nga Gana rikthehet nën urdhrat e Bledi Shkëmbit dhe njëkohësisht në një problem më shumë për mbrojtjet kundërshtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.