AKTUALITET

EMRI/ Kishte mbushur makinën me drogë, arrestohet e reja shqiptare me dy fëmijët e mitur

09:12 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vajzë shqiptare është arrestuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke udhëtuar me makinën e mbushur me drogë.




Ajo është 25-vjeçarja Kostandina Mata, e cila në momentin e ndalimit nga policia udhëtonte me dy fëmijët e saj të mitur.

Nga kontrolli i kryer në mjet, në zonën e Smerto pranë Igumenicës, pas informacioneve të marra rreth saj u zbulua në bagazh lëndë narkotike.

Më konkretisht u gjet 35 kilogramë lëndë narkotike marijuanë, e cila ishte ndarë në 33 pako.

E reja u arrestua në kushtet e flagrancës, teksa ndaj saj hetimet janë në vijim për të zbuluar bashkëpunëtorët.

konstandina-mata droga-1 kostandina-mata1
<
>

Dyshohet se Mata ishte e përdorur për trafikun e drogës, prej faktit se duke qenë me dy fëmijë të vegjël, askush nuk do dyshonte tek ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.