SPORT

Jo vetëm Milani, për “Mesin e Kosovës” interesohet edhe Barcelona

12:06 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edon Zhegrova, talenti i Kosovës po bën xhiron e mediave të huaja së fundmi. Pas lajmit të bërë publik nga “Sport Mediaset”, ku thuhej se 19-vjeçari shihet si zëvendësuesi ideal i Çalhanoglus te Milani, një tjetër lajm i bujshëm po qarkullon në mediat spanjolle.




“Fichajese.com” raporton se në garë për Shqiptarin e Kosovës nuk është vetëm Milani, pasi Zhegrova ka zgjuar interesin edhe të Barcelonës, teksa drejtuesit katalanas kanë hedhur sytë nga 19-vjeçari. Ky i fundit është cilësuar si “Mesi i Kosovës”.

Zhegrova u transferua në verën e vitit 2017 në radhët e Genkut, ku më parë ishte aktivizuar me St Truden. Edhe pse në dukje duke disi e pamundur që futbollisti i Kosovës të transferohet te gjigandët e Barcelonës, “çmenduritë” në merkato kanë treguar se “kurrë mos thuaj kurrë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.