AKTUALITET

“Ku do shkoni ju”, dekani i Fakultetit Juridik-studentëve: Keni marrë peng shkollën

11:40 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dekani i Fakulteti Juridik, Artan Hoxha, gjatë një takimi me studentë është shprehur se ata duhet të ndërpresin protestën, pasi sipas tij ata kanë marrë peng shkollën.




Biseda është zhvilluar në zyrën e dekanit, ku ai shfaqet duke u bërë thirrje studentëve që të vijojnë mësimin dhe të ndërpresin bojkotin.

Hoxha u ka thënë studentëve se në protestë ata kanë dalë me fytyre, teksa shton se po u dëmtuan dokumentet që studentët kanë në fakultete humbasin vitet e shkollimit.

“Ju keni marrë peng shkollën. Jeni studentë të juridikut. Ju keni pasurinë e shkollës atje. Keni gjithë dokumentacionin. Po t’ju ndodhë gjë (dokumenteve) ku do shkoni ju? Ju keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj gjithë këtij procesi”, ka thënë Hoxha.

Protesta e studentëve ka nisur prej fillimit të dhjetorit, ndërsa gjatë muaj janar ajo ka marrë një tjetër formë, pasi studentët kanë vendosur që të bllokojnë fakultetet dhe të bojkotojnë mësimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.