Nostalgji

Nostalgji/ Gerta Heta martohet, kapet ‘mat’ me kroatin

16:00 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Gerta Heta martohet, kapet ‘mat’ me kroatin




Prezantuesja dhe këngëtarja Gerta Heta do të martohet në muajin dhjetor. Sipas fjalëve, është futbollisti kroat Matko Djarmati ai që i ka fituar zemrën prezantueses. Paparazi ynë e ka fokusuar çiftin gjatë një ndeshjeje futbolli në stadiumin “Qemal Stafa” ku ata ishin spektatorë, dhe ky u bë shkas për investigime të mëtejshme. Pas një dite në ndjekje të çiftit kuptuam pak a shumë ditën e tyre. Fqinjët na thonë se prej disa kohësh ata jetojnë bashkë me një shtëpi. Janë çift i rregullt, madje ata nënvizojnë faktin se edhe djali kroat del shpesh për pazare në marketin poshtë (gjë që na bën shumë përshtypje ne shqiptarëve), ndërsa Gertës i duhet të mbarojë punë në Radion Kiss FM ku prej më shumë se një viti është drejtoreshë programacioni.

Drekën e hanë në shtëpi, veç rasteve të jashtëzakonshme ku futbollisti është në mbledhje me klubin e Gerta në punë. Pas ditët e vona ato dalin për vrap ose ecje te liqeni ndërsa dalin rrallë për jetë nate, pasi drita në shtëpinë e tyre, sipas fqinjëve është gjithmonë e ndezur. Futbollisti kroat Matko Djarmati është kontraktuar në sezonin e kaluar nga Klubi Skënderbeu i Krujës, klub i cili e ka marrë edhe pjesën e parë të këtij sezoni futbollistik. Pozicioni i tij është mesfushor. Me sa kemi mësuar njohja e tyre ka qenë e rastësishme, ndërsa të dy palët kanë shfaqur interes për njëri-tjetrin. Edhe në këtë rast mbetet në fuqi shprehja, “rastësia mbreti i fatit”.

Në intervistën e fundit që Gerta Heta ka dhënë për Bluetooth, e pyetur mbi jetën personale, është shprehur se ishte në kërkim të princit të kaltër. Donte një njeri me të cilin të ndante cdo gjë, ta kishte shok, bashkëshort dhe babain e devotshëm për fëmijën e saj. E duket se viti 2010 ka realizuar dëshirën e prezantueses së njohur, dëshirë e cila konkludohet këtë dhjetor, muajin e kurorëzimit të saj. Sipas thashethemeve, ceremonia e martesës do të jetë një gjë shumë private, ku do të marrin pjesë të dy palët familjare si ato të Gertës dhe ato të Matkos. Thuhet se çifti ka gjetur edhe lokalin për të festuar dasmën, por për momentin ky mbetet ende një sekret. E pasi mblodhëm lajmet kontaktuam Gerta Hetën, e cila me sportivitet nuk e mohoi faktin, por hezitoi të jepte informacion duke na premtuar një intervistë të detajuar në momentin që ajo e quan të duhurin.

Ky shkrim u botua më 25 shtator 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.