SPORT

Pendohet Buffon: Do të doja shumë të luaja me Ronaldon

12:29 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një intervistë dhënë së fundi për “Esporte Interativo”, Gigi Buffon e ka pranuar që do t’i pëlqente shumë të luante me Ronaldon dhe në një farë mënyre tregohet pishman për transferimin te PSG-ja. Nëse Ronaldo do të ishte transferuar më parë te Juventusi, me siguri që Buffon nuk do të largohej nga “Zonja e Vjetër”.




“Në karrierën time më ka pëlqyer gjithmonë të luaja me lojtarët më të mirë. Mendoj se kam luajtur me lojtarët më të mirë, edhe në qoftë se është e qartë se nuk mund të luani me të gjithë, përndryshe ju duhet të ndryshojë ekip çdo vit. Po, do të më pëlqente të luaja me Cristiano Ronaldon, gjithashtu, por duhet të them se një nga arsyet pse nuk mund të ndodhë kjo është PSG-ja. Kalova te ky klub, sepse në fakt ka objektiva të rëndësishëm. Në Paris luaj me dy yje të tjerë, Neymar dhe Mbappe. Këto janë dy arsye të rëndësishme pse bëra këtë zgjedhje”, u shpreh Buffon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.