AKTUALITET

Përplasje në fakultetin Ekonomik, studentët nxjerrin jashtë administratën

10:46 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protesta e studentëve ka vijuar edhe ditën e sotme, teksa shtojnë se ata nuk do të tërhiqen  deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.




Mësohet se ditën e sotme janë shënuar përplasje tek fakulteti i Ekonomisë, ku krahas bllokimit të derës, janë nxjerrë jashtë edhe punonjësit e administratës.

Siç duket edhe nga fotot, studentët kanë bllokuar derën hyrëse të fakultetit me karrige si shprehje e rezistencës dhe vendosmërisë për pikat që kanë parashtruar për qeverinë.

Gjithashtu studentët e fakultetit të Ekonomisë kanë publikuar të dhënat në lidhje me një votim që kanë kryer, teksa nënvizohet se shumica dërrmuese e tyre vijojnë qëndresën, ndërsa një pjesë e vogël ka zgjedhur si alternativë për të vijuar mësimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.