Kryesore

Seanca e jashtëzakonshme/ Votohen sot ndryshimet në qeveri, opozita do…

08:35 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuvendi do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar dekretet e presidentit për lirim dhe emërim ministrash. Urdhri është nxjerrë nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, pas kërkesës zyrtare të paraqitur nga kryeministri, Edi Rama për thirrjen e kësaj seance. “Thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, krahas garantimit të respektimit të afateve kushtetuese për shqyrtimin e dekreteve të lirim/emërimit i shërben funksionimit normal dhe me kapacitet të plotë të kabinetit qeverisës”, – bën të ditur në shkresën e vet Rama.




KONFERENCA

Menjëherë pas kësaj kryeparlamentari, Gramoz Ruçi thirri edhe mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të votuar vendimin për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme. Ndryshe nga sa argumentonte kryeministri në shkresën e vet, opozita kundërshtoi thirrjen e kësaj seance, duke theksuar se ajo ishte antikushtetuese. Sipas kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, Kuvendi nuk arsye që të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme. “Thirrja për t’u mbledhur Kuvendi nesër është veprim antikushtetues. Kuvendi nuk ka arsye për të patur një seancë të jashtëzakonshme. Maxhoranca e përdor kushtetutën sipas interesit të saj”, – tha Spaho pas Konferencës së Kryetarëve. Sipas urdhrit të dalë nga Kryetari i Kuvendit pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, seanca do të mblidhet sot pasdite në orën 17:00 me rend dite të përcaktuar vetëm miratimi i dekreteve. Shumica qeverisëse e la jo pa qellim mbajtjen e seancës pas dite, duke shpresuar që kreu i shtetit, Ilir Meta do të dekretojë edhe lirimin e Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm dhe emërimin në vend të tij të Edi Ramës. Ndërkohë që burime nga opozita kanë bërë të ditur se pavarësisht se e konsiderojnë antikushtetuese mbledhjen Kuvendit, do jenë sot të pranishëm në sallë.

META

Ndërkohë që kreu i shtetit, Ilir Meta nuk ka vendosur ende se çdo bëjë me dy propozimet që ka ende në qeveri dhe që kanë të bëjnë me lirimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe emërimin në vend të tij të kryeministrit Edi Rama. I pyetur dje gjatë një vizite që zhvilloi në Lezhë për dekretimin e Ramës si ministër i Jashtëm, Meta ka deklaruar se do të vendosë brenda afatit kushtetues, por duke shtuar se këtë do e bënte pa dashuri. “Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese”, – tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.