POLITIKË

Tarifat/ Ministrja e Arsimit-studentëve: Lejoni sekretaritë të vijojnë punën

12:29 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini në një deklaratë për mediat, u ka bërë thirrje studentëve protestues që të mos bllokojnë punën e sekretarive mësimore.




Sipas saj, bllokimi i sekretarive pengon punën për të zbatuar në kohë VKM-të për tarifat.

Është e rëndësishme dhe i bëj ftesë universiteteve, por edhe studentëve që janë nëpër këto fakultete duke protestuar që të mundësojnë punën e sekretarive dhe të mundësojnë sot pjesëmarrjen e personave nga ministria e Arsimit që të mund t’ju asistojnë ju me pyetjet që ju keni.

Në rastet kur sekretaritë nuk funksionojnë, ne nuk e marrim informacionin e duhur për listat e studentëve që janë përfitues të bursave, që janë përfitues të përjashtimeve nga tarifat dhe kjo e vonon procesin.

Sekretaritë që janë të bllokuara po e pengojnë procesin për të zgjidhur çështjet që janë pa zgjidhur për të përfunduar zbatimi i VKM për tarifat.

Edhe njëherë bëj festë studentët që po bllokojnë sekretaritë të mundësojnë funksionimin e tyre, sepse është e rëndësishme të zbatojmë pjesë të VKM që kanë të bëjnë me tarifat.”

Kujtojmë që, studentët në muajin janar kanë kaluar në një tjetër nivel protestën e tyre, duke u ngujuar në ambientet e universiteteve deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Po ashtu, nuk kanë munguar dhe incidentet mes policisë dhe studentëve protestues.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.