Show-Bizz

Ja këngët që janë dedikim për një histori dashurie

13:10 - 17.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Tashmë janë bërë të modës dedikimet nëpërmjet këngëve të dashurisë. Artistët vendosin të shprehin ndjenjat duke i shkrirë ato njësh me tekstet dhe tingujt.
Nuk kanë qenë të paktë ata që u kanë kushtuar këngë partnereve të tyre. Është bërë më se normale, gjithashtu, që pas ndarjes së çifteve të vijë një këngë për të përmbyllur etapën e lumtur që kanë kaluar partnerët së bashku.




“Mu ma le fajin” kënga e Mimoza Shkodrës u diskutua për një kohë të gjatë në median rozë duke qenë se erdhi fill pas përfundimit të lidhjes së dashurisë me Seldi Qalliun. Asokohe asnjëri pret tyre nuk kishte pohuar lajmin se ishin ndarë. Bukuroshja që duket se e vuajti shumë këtë “thyerje” zemre vendosi që t’i dedikonte një këngë Qalliut. Fjalët prekëse që jo rrallë herë të rrëqethin kanë bërë që kënga të dëgjohet shumë. Një lamtumirë me fjalë shpirti që është rrënjosur thellë në shpirtin e Mimozës.

Pas prezantimit te “Kënga magjike” të “Plas”, u ngritën dyshimet se kënga mund të jetë një dedikim i kantautorit Flori Mumajesi për një lidhje të tij dashurie që nuk pati fundin e lumtur. Në fakt, vargjet i dedikohen Elvana Gjatës për shkak se përkojnë me një deklaratë që këngëtarja ka dhënë para disa muajsh, por Flori me anë të një postimi komunikoi drejtpërdrejt me fansat e tij në “Instagram”, duke theksuar se kjo është kënga e të gjithëve. “Kjo këngë nuk është vetëm kënga ime. Është kënga e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtetë. Dashuria i jep kuptim jetës”, – shkruan këngëtari. Kënga përcjell një mori emocionesh ndaj dhe është pëlqyer mjaft nga publiku. “Plas” e Mumajesit bëri shumë bujë duke rrëmbyer çmimin e parë në 20-vjetorin e festivalit “Kënga magjike”.

Ditën e dasmës së tyre ajo vendosi t’i tregonte edhe një herë se sa shumë e donte përmes muzikës. Xhensila Myrtezaj i dedikoi Bes Kallakut “Çelësin e zemrës”. Kënga që u publikua si fillimi me pamje nga dasma e artistëve u bë pjesë e çdo dite të lumtur për çiftet. Pasi kaloi një farë kohë nën atmosferën e festave të fundvitit ata u bënë personazhe të videoklipit më të veçantë që kishin xhiruar ndonjëherë. Fjalë të ngrohta, premtime dhe emocione sjell himni i tyre i dashurisë. Surprizat nuk kishin të mbaruar. Edhe Besi kishte menduar ta gëzonte Xhensilën duke kënduar për të “Skifterja e zemrës”. Miqtë dhe familjarët e çiftit janë mrekulluar nga përkimi magjik.

Diva e muzikës shqiptare Aurela Gaçe ia ka dalë gjithmonë të rrëmbejë zemrat e publikut me këngët e saj. Produksioni më i dashur për të dhe jo vetëm, mban titullin “Shpirt i shpirtit tim”. Një konglomerat ndjenjash që u bë refren i tejçimit të adhurimit dhe dashurisë për personin e zemrës. Aurela zgjodhi të vijë thjeshtë në klip. Bardhë e zi që nënkupton një mori ngjyrash dhe emocionesh. Të flasësh me gjuhën dhe fuqinë që të dikton shpirti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.