SPORT

Mema: Kemi ende probleme, pres përforcime

11:45 - 17.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fitorja me përmbysje në miqësoren ndaj Besës, e sidomos reagimi dhe paraqitja e lojtarëve të rinj në testin e sotëm ndaj Besës së Kategorisë së Parë, e kanë bërë optimist edhe trajnerin e skuadrës së Tiranës, Ardian Mema. Ky i fundit ka besim se Tirana e tij do të jetë edhe më solide në pjesën e dytë të sezonit, gjithmonë, nëse ruan grupin dhe kualitete, por edhe nëse bën ndonjë afrim që do të ishte më të vërtetë efikas për atë dhe skuadrën. Në një prononcim që ka dhënë për “Supersport”, trajneri i 24 herë kampionëve, Ardian Mema ka pohuar:




“Duhet të jemi të sinqertë, kemi ende probleme. Nuk më pëlqeu skuadra në pjesën e parë, ishim të ngadaltë ndoshta edhe për shkak të ngarkesës së fazës përgatitore. Në pjesën e dytë, me zëvendësimet e bëra, ishim më mirë dhe arritëm të përmbysnim rezultatin. Shpresojmë të afrojmë lojtarë, por nuk mund të jap emra konkretë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.