BOTA

“Po bisedojmë me Britaninë, Brexit të mos ndikojnë në marrëdhëniet ekonomike”

10:29 - 17.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Procesi i Brexit ka shkaktuar shqetësim tek shtetet që kanë marrëdhënie ekonomike dhe tregtare me Mbretërinë e Bashkuar. Një nga ato është edhe Turqia, e cila është në kontakt të vazhdueshëm me Britaninë, që procesi i Brexit të mos ndikojë në marrëdhëniet me dy vendeve.




“Turqia është në kontakt të vazhdueshëm me Britaninë në mënyrë që marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve të mos ndikohen nga procesi i largimit të vendit nga Bashkimi Evropian”.

Kështu u shpreh presidenti Recep Tayyip Erdogan, gjatë një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Koracisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila u prit në një takim në Pallatin Presidencial në Ankara.

Presidenti turk tha se me homologen kroate kanë riafirmuar synimin për të rritur marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare.

“Do t’i intensifikojmë edhe më tutje përpjekjet për rritjen e investimeve reciproke dhe vëllimit tregtar”, tha Erdogan.

Gjatë fjalës së tij, Erdoğan adresoi edhe çështjen e Brexit-it pas refuzimit të marrëveshjes mes qeverisë britanike dhe BE-së nga ana e anëtarëve të Parlamentit të Britanisë.

Ai tha se BE-ja është duke kaluar nëpër një periudhë sensitive për shkak të Brexit-it dhe se Turqia është duke e ndjekur nga afër këtë proces.

“Në vazhdën e mundësisë së Brexit-it, ne jemi duke i vazhduar bisedimet me Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë që marrëdhëniet tona tregtare dhe ekonomike të mos ndikohen. Po ashtu, ne jemi në kontakt me palët relevante në mënyrë që të merren masat të cilat do të mbrojnë të drejtat e shtetasve tanë që burojnë nga e ligji i partneritetit Turqi-BE”, tha presidenti turk.

Ndërkaq, presidentja kroate Kitaroviç i vlerësoi pozitivisht marrëdhëniet e vendit të saj me Turqinë, ndërsa theksoi nevojën që raportet në fushën ekonomike të thellohen edhe më tej.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.