Show-Bizz

Rihanna hedh në gjyq të atin: Dua dëmshpërblim

10:09 - 17.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rihanna, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, ka çuar në gjykatë babain e saj Ronald Fenty, për arsye se ka shkelur copyright e markës së saj ‘Fenty’, duke e përdorur për të krijuar një agjenci talentesh.




Por nuk është e gjitha, popstari 30 vjecar ka mohuar që është pikërisht ai përfaqësuesi i saj, ashtu siç ai ka thënë. Rihanna ka regjistruar pikërisht mbiemrin e saj Fenty si markë për ndërmarrjen e saj që realizon produkte të ndryshme nga ato të bukurisë tek të brendshmet.

Ndërsa babai i saj përdor i paautorizuar të njëjtin emër të markës së saj për punët e tij. Pavarësisht se nuk është i autorizuar të veprojë në emër të Rihanna-s, Ronald duke u hequr si agjent i këngëtares ka “rezervuar” një turne të saj për 15 milionë dollarë dhe dy koncerte për 400 mijë dollarë.

Rihanna kërkon që të dëmshpërblehet nga i ati dhe një vendim gjyqësor për biznesin e tij, të cilin e ka krijuar në vitin 2017.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.