LIFE STYLE

Studimi: Burrat që bëjnë punët e shtëpisë, janë më të lumtur

09:32 - 17.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E lexuat  mirë titullin e artikullit, po është e vërtetë, burrat që pastrojnë shtëpinë janë më të lumtur, të paktën kështu thotë një studim i kryer ne Zvicër.




Sipas këtij studimi, burrat që nuk ndanin punët e shtëpisë me partneret e tyre ishin më të predispozuar për të pasur problem psikologjike si ankth, depresion si dhe probleme me përqendrimin.

Sipas studimit këta burra kishin edhe mundësi më të larta për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Shumë nga burrat e intervistuar u shprehën se ndjeheshin të lodhur nga punët e destinuara për ta, si dhe nga stereotipet që i detyronin që të kryenin ato punë.

Kështu që këtyre burrave dhe të tjerëve u sugjerojmë që nëse duan të jetojnë gjatë si dhe shëndetshëm të fillojnë t’i japin një dorë partneres në shtëpi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.