BOTA

VIDEO/ Shpërthimi i fuqishëm në universitetin e Lionit

10:33 - 17.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person ka mbetur i plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në tarracën e kampusit universitar të Lionit, në Francë.




Mësohet se, zjarri ka rënë në tarracën e universitetit, më konkretisht mbi bibliotekën, ndërsa flakët janë përhapur thuajse në të gjithë godinën.

Sipas hetimeve paraprake, shkak i zjarrit mund të ketë qenë puna që po bëhej momentalisht, që ka shkaktuar edhe shpërthimin e 3 bombolave të gazit, që mbaheshin në tarracë.

Aktualisht, raportet e para flasin për një të lënduar lehtë, ndërsa persona të tjerë të pranishëm janë evakuuar nga vendngjarja.

Përmes rrjeteve sociale, Universiteti “Lyon 1” këshillon njerëzit të qëndrojnë mbi 100 metra larg nga vendngjarja, duke siguruar se ekipet e emergjencave po ndërhyjnë për t’i dhënë fund këtij incidenti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.