Show-Bizz

Zbulohet e vërteta! Fifi sqaron momentet intime me Florin

17:45 - 17.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më në fund protagonisjta e videos që bëri xhiron e rrjetit, na ka shuar kuriozitetin dhe na ka treguar të gjitha detajet.
Po flasim pikërisht për Fifin dhe videon e saj me Florin që ‘çuditi’ rrjetin dhe na la disi konfuz të gjithëve.
Fifi ka sqaruar më në fund se çfarë fshihet pas videos provokuese që u publikua në media. Këngëtarja është shprehur se videoja ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”. As Flori dhe as Fifi nuk e kuptuan sesi doli online kjo video, por këngëtarja tha se është më mirë që ndodhi kështu.




“Në fakt, ajo video është bërë në tetor të 2017 dhe ka dalë në fund të nëntorit të 2018. Nuk e morëm vesh fare si ka dalë, por shyqyr që ka dalë se kështu duan shqiptarët. Ajo video ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”. Mua më erdhi të interpretoja dhe u bë video”, u shpreh Fifi.
Aktualisht kënga “Ja ke bo vetes”, nuk ka një klip zyrtar. Flori dhe Bruno sqaruan pak kohë më parë se për shkak se kënga kishte qarkulluar para se të dilte në YouTube, ata u detyruan ta publikojnë para kohe pa klip.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.