Media

7 organizata i kërkojnë qeverisë të tërheqë 2 projektligjet mbi mediat online si jodemokratike

18:56 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grup prej 7 organizatash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, lirisë së fjalës dhe organizata të gazetarëve i kërkuan sot kryeministrit Edi Rama të tërheqë dy projektligjet për rregullimin e medias në internet.




Sipas tyre, dy projektligjet rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë në një vend jodemokratik, cënojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe nuk zgjidhin asnjë nga problematikat ekzistuese të medias, përfshirë gjuhën e urrejtjes, shpifjen, propagandën apo dizinformimin.

Këto organizata janë BIRN Albania, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, Lidhja e Gazetarëve, AIS/Open Data Albania, Civil Rights Defenders, Këshilli Shqiptar i Medias, Qendra Shqiptare MediaLook.

Të dy projektligjet krijojnë një regjistër për çdo faqe internet, dhe krijojnë “Këshillin e Ankesave”, i cili gjobit mediat ose urdhëron mbylljen e mediave. Projektligjet u japin të drejtë AMA-s ose tatimeve, të gjobisin dhe mbyllin median online, pa një procedurë të mirëfilltë ligjore, duke rritur rrezikshëm nivelin e censurës e vetëcensurës ekzistuese në median shqiptare.

7 organizatat thanë sot që nëse shumica socialiste do të miratojë këto dy projektligje, demokracia shqiptare do të rrëshqasë drejt një regjimi autoritar.

OSBE e ka ndjekur në vazhdim këtë debat dhe është përpjekur të japë ndihmën e saj për hartimin e ligjeve sa më të mira.

Përfaqësuesi i OSBE për lirinë e medias, Harlem Désir, shprehu në tetor shqetësimin për mbylljen e mundshme të portaleve shqiptare për shkak të sistemit të ri të regjistrimit.

Ai i shkroi një letër kryeministrit Rama ku ofroi ndihmën e vet ligjore, m qëllimin e përbashkët për mbrojtjen e lirisë së medias dhe të shprehjes.

Në fund të nëntoritDésir u takua në Vienë me kryeministrin Rama për të vendosur një bashkëpunim mbi rregullimet e ardhshme të medias online në Shqipëria. Rama e quajti atë një bisedë e frytshme mbi përpjekjet për rend ligjor në mediat online, dhe se mirëpriste sugjerime për një media të cliruar nga shpifjet.

Ndërsa Desir tha se “rregullat e reja mbi mediat online është me rëndësi të mos pengojnë lirinë e medias dhe të shprehjes dhe as hyrjen në internet”.

Ai e quajti këtë një nga çështjet më të ndjeshme dhe më komplekse të kohës dixhitale, ku bashkëpunimi është pozitiv edhe për Shqipërinë.

Organizatat besojnë se vetërregullimi i medias dhe edukimi i publikut janë mjetet e duhura për të luftuar problemet në komunikimin online dhe jashtë rrjetit. Ata mendojnë se të dy projektligjet e propozuara përbëjnë hap prapa në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.