Kronikë

Arrestohet “Roni”, 48-vjeçari nga Shijaku që mbushi Italinë dhe Turqinë me heroinë

21:10 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 48-vjeçar nga Xhafzotaj ka rënë në pranga të policisë së Durrësit. Hekuran Hoxha është arrestuar si pjesë e operacionit policor “Vol-Vo 4”, ndërsa dyshohet se është pjesë e të ashtuquajturës “banda e Shijakut”. Hekuran Hoxha nuk është një emër i panjohur për autoritetet.




Një hetim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe antimafias italiane ka zbuluar se Hekuran Hoxha, në bashkëpunim mes persona të tjerë, kanë mundur që gjatë viteve 2003-2004 të trafikonin nga Shqipëri në Itali 488 kg heroinë. Mes personave të këtij grupi ka qenë edhe Alket Hatija. Përveç Italisë, grupi është akuzuar për trafik dogrash të forta edhe ndaj Turqisë.

Lidhja me Turqinë (Shkrim i gazetës turke Hyrriet”)
Gazeta turke “Hyrriet” shkruante në vitin 2011 se Abdulselam Turgut ka pasur lidhje me një grup shqiptarësh të arrestuar në Durrës për sasi të mëdha heroine. Sipas medias turke, personat që kanë pasur lidhje me turkun kanë qenë Hekuran Hoxha dhe Xhemaim Posmaçiu. Në Turqi mësohet se këta shtetas, në bashkëpunim me Abduselam Turgut, ishin akuzuar për trafikimin e një sasie prej 30.5 kilogramësh heroine të pastër. Prokurori turk i çështjes ka pohuar se Abdulselam Turgut ka pasur një marrëveshje me shtetasit shqiptarë për trafikimin e ngarkesës së drogës nëpërmjet Shqipërisë në Europën Perëndimore. Nga ana tjetër, shtetasit shqiptarë që përmenden në median turke si të lidhur me “peshkun e madh” të narkotrafikut, kanë dosje penale edhe në Shqipëri. Më 10 shtator 2010, Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi pesë persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Aksioni u zhvillua në qytetin e Shijakut, ku ranë në pranga shtetasit Hekuran Hoxha, 38 vjeç nga Shijaku, i cili njihet me pseudonimin “Roni”; vëllai i tij, Fatbardh Hoxha, 37 vjeç; Alket Hatija, 35 vjeç, me origjinë nga Berati dhe banues në Shijak; Saimir Gjepali, 34 vjeç, nga qyteti i Shijakut, si dhe Mentor Shehu nga fshati Pobrat i Beratit, i cili njihej me pseudonimin “Toku”.

Në këtë dosje u mor një masë sigurimi edhe për shtetasin Lutfi Shabani, i njohur si “Ben Çami”. Sipas hetimeve të prokurorisë, gjatë viteve 2003-2004 policia italiane ka kapur dhe sekuestruar në brigjet Apenine rreth 450 kilogramë heroinë, origjina e së cilës ishte nga Shqipëria dhe konkretisht nga Durrësi, ku ishte nisur nga të arrestuarit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.