LIFE STYLE

“Më e bukura në botë”, vajza që fitoi sfidën 10-vjeçare të Instagramit

09:55 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Thylane Blondeau u konsiderua si “vajza më e bukur në botë” kur revista Vogue publikoi një fotografi të saj në moshën 6-vjeçare.




Këtë javë, ajo u bë pjesë e sfidës së Instagramit, ku të gjithë po publikojnë fotografi të dekadës së kaluar për të treguar diferencën. Shumë njerëz kanë patur ndryshime të mëdha në paraqitje ku adoleshenca i ka sjellë një pamje tjetër, por kjo gjë nuk ka ndodhur me modelen Thylane.

Në imazhin e publikuar në rrjete sociale, Thylane duket po aq e bukur sa kur ishte 6-vjeçare. Modelja franceze mori shumë komplimente për paraqitjen e saj, ndërkohë që ka nisur një fushatë të suksesshme me linjën e veshjeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.