Kronikë

FOTO/ Kush është autori që ekzekutoi 35-vjeçarin në Korçë

12:32 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Korçës është tronditur nga vrasja e 35-vjeçarit Altin Balliu, banues në Slabinjë të Pogradecit.




Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:25 në Lagjen Nr.10, ndërsa të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ky krim i rëndë që tronditi Korçën. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë parë në trotuar një trup të pajetë.

Mësohet se autori i dyshuar është identifikuar si Olger Mustafaj është me precedentë penalë të mëparshëm dhe se është banor i lagjes ku ndodhi vrasja.

Nga sa mësohet, 35-vjeçari është qëlluar me plumb në syrin e majtë. Po ashtu bëhet e ditur se vrasja ndodhi në një lokal pas një konflikti që autori kishte pasur me viktimën dhe shokët e këtij të fundit.

I gjithë sherri kishte nisur për bllokimin e rrugës me makinë nga shokët e 35-vjeçarit, që mbeti i vrarë. Pranë trupit të viktimës ndodhej një automjet, që është qëlluar me plumb në kofano.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.