Tech

Huawei në telashe, Gjermania kërkon përjashtimin e kompanisë nga 5G

10:39 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjermania po kërkon një mënyrë për të përjashtuar kompaninë e  telefonisë Huawei nga ankandi për zhvillimin e rrjeteve të reja të telekomunikacionit 5G, për shkak të frikës së spiunazhit në emër të qeverisë kineze, theksoi gazeta ”Handelsblatt”, që citon burime qeveritare.




Ankandi i frekuencave është planifikuar për në pranverë.

Ekzekutivi nuk do të donte të dëbonte kompani të caktuara nga tregu gjerman, por do të riformulonte kërkesat e sigurisë, duke lënë jashtë Huawei-n, dhe, de facto, duke përjashtuar kompaninë kineze.

Do të shqyrtohet edhe mundësia e ndryshimit të ligjit kombëtar të telekomunikacionit.

Me  këtë masë, Gjermania do të bashkohet me ato vende, kryesisht SHBA, të cilat synojnë të përjashtojnë Huawei-n nga infrastrukturat e TCL-së për rreziqet e spiunazhit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.