BOTA

I nxehti ekstrem në Australi, në disa rrugë shkrihet asfalti

12:32 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërkohë që Europa po përballet me reshjet rekord të dëborës dhe stuhitë, Australia po përballet me temperatura ekstreme të nxehtit.




Në 27 vende të New South Wales janë shënuar temperatura shumë të larta, të cilat kanë arritur në mbi 45 gradë celsius.

Shoferët janë paralajmëruar të jenë më të kujdesshëm për faktin se në shumë rrugë ka filluar të shkrihet asfalti.

Meteorologët e kanë krahasuar këtë valë të të nxehtit me atë të vitit 2013, e cila zgjati rreth shtatë ditë.

Deri më tani, temperatura rekord është shënuar në qytetin e Tarcoola-së ditën e martë, ku termometri shënoi 49 gradë. Teksa në Port Augusta temperaturat arritën në 48.9 gradë celsius.

Gjashtëmbëdhjetë persona në Australinë jugore janë paraqitur në spital, për shkak të problemeve shëndetësore si pasojë e temperaturave të larta.

Autoritetet në disa shtete kanë lëshuar paralajmërime, duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të minimizojnë aktivitetin fizik, sidomos të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.