Show-Bizz

Keisi dhe Seldi bashkë? Zbuloni të vërtetën

17:15 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej nëntorit të vitit të kaluar, Seldi kishte paralajmëruar bashkëpunimin me Keisi Meidinin, vajzën e këngëtarit Sabiani. Dhe para pak ditësh kënga e tyre “S’ka dashni” u publikua në “YouTube”. Kjo këngë vjen e finalizuar edhe me videoklip, në të cilën artistët shfaqen mjaft të afërt me njëri-tjetrin.




E pas këtij bashkëpunimi, të shumta kanë qenë thashethemet se mes Kejsit dhe Seldit mund të kishte lindur diçka, por sot tek “Ftesë në Pesë”, Kejsi i sqaroi njëherë e mirë të gjitha. “Seldin e kam si vëlla, jemi rritur bashkë. Kjo për shkak të lidhjes që ka pasur me babin”, – u shpreh Kejsi, e njohur ndryshe si e bija e Sabianit. Por, a ishte kënga “S’ka dashni” një dedikim nga ana e Seldit, për ish-partneren e tij, Mimoza Shkodra? “Duhet të pyesni Seldin”, tha Kejsi duke qeshur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.