Tech

Mbi 770 milionë emeil-e pre e sulmeve kibernetike

14:25 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbi 770 milionë konto postare në internet mendohet se kanë rënë pre e një prej sulmeve më masive kibernetike të raportuara më parë.




Sipas informacioneve paraprake, të dhënat e piratuara u përkasin kontove aktive duke nisur nga viti 2008.

Rreth 1.1 miliardë kombinime me adresa imejli dhe rreth 21 milionë fjalëkalime respektive u postuan fundvitin e kaluar në forumet e destinuara për piratët informatikë.

Ato ishin organizuar në një arkiv të titulluar “Koleksioni Numër 1” dhe të ndara në 12 mijë dosje të ndryshme të pashifruara, me një madhësi totale prej 87 gigabajtësh.

Eksperti i njohur për sigurinë kibernetike, Troi Hant, njoftoi se adresat e komprometuara të imejleve dhe të kontove në rrjete të tjera sociale mund të verifikohen përmes portalit të tij në internet.

Ekspertët rekomandojnë që përdoruesit e internetit të tregojnë kujdes duke përdorur kredenciale të ndryshme për faqe të ndryshme interneti, për të ulur rrezikun e piratimit të të dhënave personale.

Opsioni më i sigurt mbetet përdorimi i aplikacioneve që ofrojnë mundësinë e ruajtjes dhe krijimit të fjalëkalimeve rastësore për faqe të ndryshme interneti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.