SPORT

Mesut Ozil “mollë sherri” për drejtuesit e Milanit

13:57 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se tensioni është i lartë në shtëpinë e Milanit. Kuqezinjtë kërkojnë disa emra në merkato, por së fundmi është raportuar një “shkëndijë” mes drejtorit të ri Gazidis dhe Maldinit.




I ardhur nga Arsenali, politikat e Gazidis janë që mos të shpenzohet për lojtarë më shumë se 25 vjeç.

Shkaku i tensionit është Mesut Ozil. Milani ka nevojë për një fantazist dhe Maldini “monitoron” situatën e turko-gjermanit që nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin Emery.

Nga ana tjetër, Gazidis është kundër afrimit të një lojtari 30-vjeçar dhe që përfiton një rrogë të majme.

“Djalli” e kërkon në huazim mesfushorin, por paga e tij prej 14.4 milionë paund në sezon është një shumë që kuqezinjtë nuk e përballojnë, aq më tepër që ata ndodhen në vëzhgim nga UEFA për shkak të “Fair Play” financiar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.