SPORT

Një gol i Gonzalo Higuain vlen 2 milionë euro

10:33 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gonzalo Higuain nuk po bind aspak me Milanin këtë sezon. Edhe pse kuqezinjtë e pritën mirë dhe me entuziazëm, ai deri më tani rezulton një dështim për italianët. Faktet flasin vetë, shifrat nuk janë pro argjentinasit dhe kjo duket. Deri në këtë pikë të sezonit, ai ka shënuar 8 gola në 22 ndeshje.




Gjashtë prej tyre i ka shënuar në kampionat ndërsa dy të tjerat në Ligën e Europës. Deri në këtë fazë të sezonit ai i ka kushtuar Milanit, plot 17.5 milionë euro. Tek kjo shifër përfshihen paga e tij dhe huazimi nga Juventusi. Çdo gol që ai ka shënuar ka kushtuar 2.187.500 euro, ndërsa çdo ndeshje të luajtur 795 mijë euro. Nëse do të marrim parasysh dëmtimet, kartonin e kuq dhe një penallti e humbur kundër Juventusit, atëherë mund të themi që kjo blerje ka rezultuar dështim për kuqezinjtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.