AKTUALITET

Nuk mbyllën lojërat e fatit, procedohen 3 shtetas

14:15 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre persona të cilët vijonin që të kryenin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, janë proceduar nga policia e shtetit.




“3 shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy tavolina pokeri, një valixhe me çipsa, katër aparatura, një njësi kompjuterike dhe dy pajisje elektronike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara”, – thuhet ndër të tjera në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijon operacioni në të gjithë vendin për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 3 raste,  konkretisht në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.

3 shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy tavolina pokeri, një valixhe me çipsa, katër aparaturura, një njësi kompjuterike dhe dy paisje elektronike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Tiranë u procedua penalisht, shtetasi F. R., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e subjektit të tij u gjetën dy tavolina pokeri dhe një valixhe me çipsa.

Në Elbasan u procedua penalisht shtetasi M. A., 26 vjeç, pasi  në lokalin e tij u konstatua duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale iu bllokuan katër aparatura dhe një njësi kompjuterike të cilat përdoreshin për lojëra fati.

Në Vlorë u procedua penalisht shtetasi R. S., 25 vjeç, pasi në lokalin e tij iu gjetën dy paisje kompjuterike pa dokumentacion  të cilat shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.