Kryesore

Rama-pedagogëve: Mos prisni të bashkohem me studentët të vij te ju

13:06 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sulmuar pedagogët, duke i thënë se janë ata problemi i studentëve. Ai iu drejtuar atyre, duke i thënë se nuk duan të marrin përgjegjësitë që i jep ligji për arsimin e lartë.




Prezantimin e “Paktit për Universitetin”, qeveria ka zgjedhur ta prezantojë përpara grupeve të interesit përmes një takimi të mbajtur në Kryeministri, ku kanë marrë pjesë ministrat e përfshirë në grupin e punës, por edhe rektorë, dekanë, pedagogë dhe studentë.

“Studentët e bënë punën e tyre, ngritën kërkesat, ne i dëgjuam. Unë nuk e di sa kanë dëgjuar universitetet nga kjo. Por kjo shfaqje me shumë fytyra duhet të mbarojë sa më parë, të jemi gati të bëjmë aq sa mundemi, ndoshta edhe më tepër. Por nuk mund të marrim përsipër të bëjmë detyrat që ligji ia ngarkon universitetit. Mos prisni që unë të bëhem me studentët dhe të vij te ju”, u shpreh Rama, duke iu referuar pedagogëve që i akuzoi se nuk bëjnë mësim.

Sipas numrit një të Qeverisë, problemi në këtë rast nuk janë studentët e ngujuar, por pedagogët, të cilëve iu kërkoi të japin mësim qoftë edhe për një student të vetëm. Duke kërkuar të shihen në sy e të bëjnë atë që thonë, Rama u kërkoi me sinqeritet universiteteve të mos braktisin studentët.

Kryeministri Rama kishte premtuar publikimin e këtij pakti brenda muajit janar, teksa theksonte në fundvit dhe fillimvit se do të shkonte përtej 8 kërkesave të studentëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.