AKTUALITET

Të përndjekurit, si do ndahet kësti i 10

10:35 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Financave ka nisur dhënien e këstit të dhjetë për kategoritë parësore, që janë pjesë e skemës së dëmshpërblimit si ish-të dënuar politikë. Urdhri i ri parashikon procedurat, dokumentet dhe radhën si do jepen paratë për këstin e 10-të me fondin e ri që Ministria e Financave ka në dispozicion për vitin 2019.




NJOFTIMI I PLOTE

Në zbatim të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 419, datë 14.04.2011, “Për miratimin e afateve dhe të skemës së shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë informon se ka filluar procedurën e pagesës së këstit të dhjetë për kategorinë e subjekteve përfituese parësore, me Urdhrin nr. 17, datë 11.01.2019 të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Pagesa për kategorinë e subjekteve parësore kryhet sipas kësaj radhe:
1)Ish-të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës.
2)Ish-të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
3)Ish-të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm.
4)Ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
5)Ish-të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së pare në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
6)Ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
Të gjitha subjektet përfituese, të cilat janë pjesë e nënkategorisë së parë dhe të dytë, duhet të paraqiten në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të plotësuar Deklaratën Personale të Aplikuesit, me qëllim mundësimin e printimit të certifikatës së tyre personale nëpërmjet portalit të ofrimit të shërbimeve të qytetarëve ‘online’, “e-Albania”. Gjithashtu, këto subjekte duhet të depozitojnë pranë zyrave tona numër llogarie bankare në Lekë në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).
Për nënkategorinë e tretë parësorë ish-të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, dokumentet që duhet të depozitojnë janë:
-Deklarata Personale e Aplikuesit.
-Numër llogarie bankare në Lekë në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).
-Vendimi i KMCAP, (KEMP-i epror), i cili vërteton humbjen e plotë të aftësisë për punë, origjinale. Vendimi duhet të jetë plotësuar saktë, me shkrim të lexueshëm, pa korrigjime, duhet të ketë të shkruar emrin/mbiemrin e anëtarëve të KMCAP dhe nënshkrimin e tyre me vulën e komisionit.
-Epikrizë për sëmundje onkologjike, malinje dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme të lëshuara nga: Qendra Shëndetësore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitali Universitar “Mbretëresha Geraldinë”, Spitali Universitar “Koço Glozheni”. Kjo epikrizë përgatitet nga mjeku që trajton të sëmurin, nënshkruhet me emrin dhe mbiemrin e mjekut kurues. Shefi i Shërbimit vërteton saktësinë e diagnozës dhe e nënshkruan këtë dokument dhe në fund, epikriza firmoset nga drejtuesi i institucionit shëndetësor me vulën përkatëse. Për kategorinë e katërt parësorë ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së pare në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:
-Deklarata Personale e Aplikuesit.
-Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).
-Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur;
-Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur.
Për kategorinë e pestë parësorë, ish-të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligjit, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:
-Certifikatë vdekjeje e ish-të dënuarit politik.
-Certifikatë e trungut familjar të ish-të dënuarit politik, ku të përfshihen: fëmija/fëmijët e mitur.
-Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të ish-të dënuarit politik që nuk jeton.
-Dëshmi trashëgimie për ish-të dënuarin politikë, origjinale ose kopje e noterizuar.
-Vendim Gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna/babai i të miturit nuk jeton më;
-Nr.llogarie bankare në Lek, në emër të kujdestarit ligjor të të miturit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).
-Dokument identiteti (kopje ID-je, pasaportë) të kujdestarit ligjor.
Kur ish-i dënuari politikë që jeton ose trashëgimtari ligjor humbet zotësinë juridike për të vepruar, me vendim gjykate i është përcaktuar kujdestari ligjor, në këto raste veprimet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëhen në emër të personit me këtë të drejtë. Kujdestari ligjor duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave: i). Vendimin e gjykatës mbi kujdestarinë ligjore, origjinale ose kopje e njësuar; ii). Numër Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kujdestarit ligjor; iii). Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të kujdestarit ligjor; iv).Deklarata Personale e Aplikuesit.
Ish-të dënuarit politikë që jetojnë ose trashëgimtari ligjor, kanë të drejtë ta delegojnë me prokurë të posaçme, tërheqjen e dëmshpërblimit financiarë. Në këto raste veprimet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë kryhen në emër të personit me këtë të drejtë. Personi me këtë të drejtë duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë: i). Prokurën e Posaçme, origjinale, bashkëlidhur duhet të ketë kopje të vlefshme të dokumentit të identitetit (kopje ID-je, pasaportë) për çdo të përfaqësuar; ii). Numër Llogarie bankare në Lekë në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të tij; iii). Dokument identiteti (kopje ID-je, pasaportë) të tij; iv). Deklarata Personale e Aplikuesit.

RENDI I PAGESAVE PËR TË PËRNDJEKURIT

1)Ish-të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës.
2)Ish-të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
3)Ish-të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm.
4)Ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
5)Ish-të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
6)Ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.