SPORT

Zbulohen emrat, largohen 7 lojtarë nga Reali Madrid

14:56 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vera e vitit 2019 mund të sjellë shumë lëvizje te Reali i Madridit. “Los Blancos” po kalojnë një nga sezonet më dëshpëruese në vitet e fundit, me rezultatet aspak të pritura si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.




Këtë situatë do të tentojë ta ndryshojë presidenti Florentino Perez. Pas largimit të Cristiano Ronaldos në vitin 2018, nga Real Madridi këtë vit mund të largohen edhe shtatë lojtarë.

E përditshmja spanjolle “Marca” raporton se në merkaton e verës mund të largohen gjithsej shtatë lojtarë, duke zbuluar edhe emrat.

Gareth Bale, Luka Modric, Marcelo, Jesus Vallejo, Mariano Diaz, Isco dhe Keylor Navas pritet të mos jenë më pjesë e ekipit “Mbretëror”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.