BLUETOOTH

Bashkëpunim i ri në horizont? Tayna dhe Noizy do të bëjnë hitin e 2019

08:55 - 19.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vitin e kaluar, në 18 dhjetor Tayna publikoi bashkëpunimin e saj me Ledri Vulën ndërkohë që mund të jetë duke u përgatitur për një tjetër projekt me një nga reperët e njohur shqiptar. Dy reperët më të suksesshëm të momentit, Noizy dhe Tayna duket se po mendojnë për një bashkëpunim.




Ishte faqja e Instagram-it, “Hip Hop Shqip”,  e cila njofton për lajmin duke shkruar: “Tayna ka folur me Noizy-n për një bashkëpunim. Ka shumë shanse të ndodhë shumë shpejt!”. Sipas njoftimit duket se ka qenë Tayna ajo që ka kërkuar të bashkojë forcat me reperin nga Shqipëria. Ndërsa lajmi ende nuk është konfirmuar, duket se ka entuziazmuar shumë fansat e këngëtarëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.