POLITIKË

Kampusi universitar/ Rama: Vëllai i ish-presidentit mori mensën dhe e bëri loto, ish-zyrtarët u…

11:42 - 19.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka folur sot për vonesat e krijuara në Qytetin Studenti në Tiranë për ndërtimin e kampusit të ri universitar.




Numri një i Qeverisë ka hedhur akuza në drejtim të ish-presidentit Bujar Nishani se kur ishte në detyrë vëllai i tij mori në pronësi mensën e qytetit studenti dhe atë e ktheu në loto.

Për kryeministrin, problem është se ish-zyrtarët e PD-së janë bërë pronarë dhe mund ti largosh vetëm pasi të shpronësosh.

“Vëllai i Presidentit mori mensën në qytetin student dhe kjo mensë u kthye nga vëllai i Presidentit ne lloto.

Këta nuk janë thjeshtë zaptues që mund ti marrësh dhe ti largosh dhe kjo është arsyeja pse projekti është vonuar. Këta janë pronar dhe kanë regjistruar pronat në Qytet Studenti. Prona e regjistruar nuk zhbëhet dot, por vetëm me lekë në dorë duke e shpronësuar.

Pasi e bënë Qytetin Studenti me klube striptizmi dhe lloto, tani do marrin dhe lekët se janë pronarë dhe duhen shpronësuar”, – u shpreh  Rama.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.