SPORT

Merkatoja e Partizanit rrezikon të kthehet në dështim

10:17 - 19.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partizani ka kryer seancën e fundit stërvitore në Antalia dhe dje pasdite është rikthyer në atdhe pas 2 javësh përgatitje në Turqi, ku mundi të zhvillojë dhe tre takime miqësore të një niveli të lartë. Stafi teknik është shumë i kënaqur me atë që ekipi ka shfaqur në këtë fazë përgatitore dhe me rikthimin do të nisin dhe përgatitjet për ndeshjen e parë të fazës së tretë, transfertën delikate të Korçës, ku i pret Skënderbeu. Por nëse në aspektin teknik çdo gjë ka shkuar mirë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për merkaton. Kanë qenë të shumtë emrat që janë lakuar si përforcime të mundshme të Partizanit në pozicionet më të nevojshme si mbrojtës i djathtë apo sulmues, por për një arsye apo tjetrën, të gjitha kanë dështuar me sukses të plotë.




Nga ganezi Kuame, te holandezi Ligeon, boshnjaku Hanxhiç, austriaku Simkoviç, apo edhe Jetmir Krasniqi i Luganos, të gjithë janë emra që u lakuan si përforcime të mundshme për të kuqtë, madje u tha se me disa prej tyre firma ishte vetëm çështje orësh, por orët u shndërruan në ditë ndërsa ditët në javë dhe trajneri Gega vijon të ketë mangësi në grup, gjë që e shfaqi me diplomaci dhe në intervistën që vetë klubi i kuq bëri me teknikun, ku deklaroi se ishte i kënaqur nga disiplina dhe impenjimi i tyre, por pa dhënë asnjë detaj më shumë. Merkatoja mbyllet më 31 janar dhe natyrisht që ka ende kohë për të sjellë elementë, por me mbarimin e fazës përgatitore dhe nde-shjen e parë të kampionatit që po troket, do të jetë gjithnjë e më e vështirë adaptimi i tyre me grupin aktual.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.