AKTUALITET

Nafta me cilësi të keqe, ja qytetet problematike

15:46 - 19.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 6 qytete të Shqipërisë, (Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Berat) cilësia e karburantit jashtë standardeve. Ky është përfundimi i një raporti nga Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2018.




Analiza e KLSH bazohet te kontrollet e ushtruara nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial në subjektet tregtuese me pakicë të karburanteve.

ISHTI ka kryer një numër të konsiderueshëm inspektimesh, të cilat janë rritur nga viti në vit: 6641 inspektime për 2015:, në vitin 2016 janë kryer 7561 inspektime duke arritur numrin më të lartë 10,887 në vitin 2017.

Përgjatë kësaj periudhe sipas KLSH, janë vendosur penalitete sipas viteve 2015, 2016 dhe 2017 përkatësisht: 271, 257 dhe 76 gjoba, të cilat ndjekin trendin e uljes së subjekteve me tregues të mostrave jashtë standardeve të cilësisë.

Ndërkohë që në analizën e vet Kontrolli i Lartë i Shtetit konkludon se numri dhe cilësia e inspektimeve është e mangët, pasi vetë Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka mungesa në infrastrukturën e nevojshme (makina, karburant, pajisje kompjuterike dhe internet).

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.