AKTUALITET

Ndryshime në listën e barnave me rimbursim, kategoritë përfituese

14:33 - 19.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Brenda vitit 2019-të, pritet të ketë disa ndryshime në listën e barnave të rimbursuara. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ka bërë me dije se afati i dorëzimit të propozimeve për ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuara është deri në 15 janar të këtij viti. “Afati i dorëzimit të propozimeve për ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuara është deri më datë 15.01.2019, ora 16:30. Pas kësaj date propozimet nuk do të pranohen. Propozimet për ndryshime në LBR duhet të dërgohen nëpërmjet shërbimit postar. Dorëzimi i propozimeve do të bëhet pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në adresën, Rruga “Sami Frashëri”, Nr. 8, Tiranë, nëpërmjet protokollimit në zarf të mbyllur, drejtuar “Komisionit Teknik të Listës së Barnave të Rimbursuara”. Materiali shkencor plotësues që shoqëron kërkesën mund të jetë bashkëlidhur, edhe në formë elektronike (CD)”,-thekson FSDKSH.




Propozimet
FSDKSH bën me dije se do të pranohen të gjitha propozimet e dërguara nga: Shoqatat e mjekëve, Shoqatat e farmacistëve, Firmave farmaceutike prodhuese, Përfaqësitë e firmave prodhuese, Shërbimi shëndetësor parësor, Klinikat e QSU “Nënë Tereza”, Komisioni i Nomenklaturës së Barnave si dhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Ndërkohë në njoftim bëhet me dije se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Fondi dhe shoqatat e pacientëve me status, nuk janë të detyruara të paraqesin propozimet sipas formatit të mësipërm.

Kategoritë
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thekson se propozimet për ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuara mund të jenë të dy kategorive: ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuara për sëmundje, trajtimi i të cilave është i rimbursuar. Dhe ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuara për sëmundje, trajtimi i të cilave rimbursohet pjesërisht ose nuk rimbursohet. “Ndryshimet në Listën e Barnave të Rimbursuara për sëmundje, trajtimi i të cilave është i rimbursuar, mund të konsistojë në: Ndryshime të kritereve të Listës së Barnave që Rimbursohen; Ndryshime të formëdozave (fuqisë dhe formës farmaceutike) të një bari të Listës së Barnave që Rimbursohen; Ndryshime të dozave apo protokolleve të përdorimit të një bari të Listës së Barnave që Rimbursohen; Shtimi i një alternative tjetër brenda grupit Kimiko-farmakologjik ose terapeutik.”,-nënvizon FSDKSH. Më tej kjo e fundit bën me dije se alternativa brenda grupit Kimiko-farmakologjik nënkupton një bar që nuk është në Listën e Barnave që Rimbursohen, që nga struktura kimike dhe/ose vetitë farmakologjike ngjason dhe ka të njëjtin indikacion me një bar të Listës së Barnave që Rimbursohen. “Për shembull, bari Lisinopril është alternativë e barit Captopril dhe Enalapril. Alternativë brenda grupit terapeutik. Ky term nënkupton një bar, që nuk është në Listën e Barnave që Rimbursohen dhe përdoret për të njëjtin indikacion që përdoret edhe një bar i Listës së Barnave që Rimbursohen. Për shembull: bari Chlorphenamine është alternativë e barit Cetirizine (trajtimi i rinitit alergjik)”,-shton më tej Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ndryshimet në Listën e Barnave që Rimbursohen për semundje trajtimi i te cilave rimbursohet pjesërisht ose nuk rimbursohet, mund të konsistojë në: përdorimi i një bari të Listës së Barnave që Rimbursohen për indikacione që nuk lejohen nga kriteret e Listës së Barnave që Rimbursohen; përfshirja e një bari në Listën e Barnave që Rimbursohen për trajtimin specifik të sëmundjes. Për këtë qëllim propozimi duhet të klasifikohet në një nga klasat e mësipërme, d.m.th: A1, A2, A3,A4, Bl ose B2.

Propozimet dhe dokumentacioni

Do të pranohen të gjitha propozimet e dërguara nga:
Shoqatat e mjekëve,
Shoqatat e farmacistëve,
Firmave farmaceutike prodhuese,
Përfaqësitë e firmave prodhuese,
Shërbimi shëndetësor parësor,
Klinikat e QSU “Nënë Tereza”.
Komisioni i Nomenklaturës së Barnave

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore
Për propozimet e klasës Al, A2, A3 duhet:
Evidenca përkatëse shkencore (për shembull, fotokopje të artikujve të literaturës aktuale, shqiptare ose botërore, konkluzione të forumeve shkencore vendase apo çdo e dhënë tjetër mbi të cilat mbështetet propozimi).
Për propozimet e klasës A4 duhen:
Të dhëna lidhur me efikasitetin e barit të propozuar, krahasuar me efikasitetin e barnave ekzistues në Listën e Barnave të Rimbursuara (për shembull, fotokopje të artikujve të literaturës aktuale, shqiptare ose konkluzione të forumeve shkencore vendase apo çdo e dhënë tjetër).
Të dhëna mbi profilin e efekteve anësore të barit të propozuar, i krahasuar me atë të barnave ekzistuese në Listën e Barnave të Rimbursuara (për shembull, fotokopje të artikujve të literaturës aktuale, shqiptare ose konkluzione të forumeve shkencore vendase apo çdo e dhënë tjetër).
Krahasimi i kostove të mjekimit me barin e propozuar dhe barnat ekzistuese në Listën e Barnave të Rimbursuara. Për propozimet e klasës Bl dhe B2 duhen:
Frekuenca/incidenca e sëmundjes mundësisht në vendin tonë.
Roli dhe specifikat terapeutike të barit që propozohet në trajtimin e sëmundjes.
Të dhëna lidhur me formdozën, rrugën e administrimit, dozën ditore, kriteret e fillimit ose të mbarimit të mjekimit.
Kriteret që tregojnë realizimin e efektit të pritur.
Të dhëna mbi profilin e efekteve anësore të barit të propozuar.
Kosto e mjekimit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.