AKTUALITET

Një pjesë për fasada e kompjutera në zyrë, si i shpenzon lekët Bashkia e Tiranës

17:01 - 19.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ndër akuzat që kundërshtarët e Erion Veliajt bëjnë për kryetarin e bashkisë së Tiranës është se punon për fasada. Të paktën në një rast kjo vërtetohet!




Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e Agjensisë së Prokurimit Publik rezulton se Bashkia e Tiranës ka bërë një tender me vlerë 445 573 lekë për rehabilitimin e fasadës së pallatit te kryqëzimi i Rrugës së Dibrës me Unazën e Vogël.

Por le të bëjmë një krahasim. Gjithmonë referuar të dhënave zyrtare, Bashkia e Tiranës ka bërë një tender (loti 6) për rikonstruksion dhe shtesë anësore të çerdhes nr.8. Dhe kjo ka kushtuar 194 041 lekë.

Po kjo shifër është e vogël, krahasuar me shpenzimet marramendëse për programe kompjuterike dhe pajisje elektronike që ka bërë ky institucion drejtuar nga Veliaj.

Sipas Agjensisë së Prokurimit Publik, nga Bashkia e Tiranës është bërë një tender për “Programe të Liçensuara në ndihmë të Bashkisë Tiranë”, me vlerë 5 868 000 lekë.

 

Tenderi i dytë për “Pajisje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për përdorim zyre” ka qenë në vlerën 23 95 4778.

Ndërkohë që sërish po të bëjmë krahasime, rikonstruksioni i shkollës 9-vjecare “Konferenca e Pezës” kushton 57 451 227 lekë, apo paisja me orendi e 4 mencave në shkollat ku do të implementimet projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë” kushton 5380500 lekë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.