BLUETOOTH

Rrëfehet Musa Zeneli: Jam i fejuar dhe bashkëjetoj prej pesë muajsh

17:20 - 19.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Tashmë prej dy vitesh nuk është më pjesë e ekraneve shqiptare një nga reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother”. Por vëmendja nga ish-banorët e saj, të cilët bënë shumë bujë me çiftet që krijuan brenda show-t dhe ndarjet e mëvonshme të tyre, na bënë t’i ndjekim edhe sot. Një ndër ta është edhe djaloshi simpatik, Musa Zeneli. Atëherë ishte i lidhur me vajzën nga Shkodra, Dona Pjetri, por lidhja e tyre, ashtu si e shumë të tjerëve nuk zgjati shumë. Po ku është sot Musa? Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, ish-banori i Big Brother na rrëfen se tashmë zemrën ja ka rrëmbyer një vajzë nga Roma dhe me të është edhe fejuar e po bashkëjeton. Jo vetëm kaq, por Musa na tregon se me të ka marrë dhe një lokal në të cilin ai është duke punuar gjatë gjithë kohës. Për më tepër në intervistën e mëposhtme:




Prej kohësh jeni duke jetuar në Itali, pas shkëputjes nga Shqipëria. Me çfarë jeni duke u marrë për momentin?

Po, kam gati një vit e gjysmë që nuk kthehem në Shqipëri. Kjo sepse kam marrë një lokal së bashku me të dashurën time dhe nuk kam shumë kohë për të lëvizur. Jam shpesh në punë.

Keni ndonjë plan të ktheheni?

Kam në plan të kthehem, por jo për të qëndruar. Do kthehem për ndonjë biznes apo gjë të tillë.

A keni pasur ndonjë propozim pasi dolët nga “Big Brother” apo dhe më vonë?

Nuk kam pasur propozime, sepse nuk kam qëndruar shumë në Shqipëri. Sa mbaroi “Big Brother”, gati dy muaj më vonë u largova. Nuk kam parë e s’kam pasur mundësi, sepse koha që qëndrova ishte shumë e shkurtër.

Në ‘Instagram’ postuat së fundmi një foto me të dashurën tuaj. Mund të na thoni si e njohët, historia juaj e dashurisë?

Të dashurën time e kam njohur nëpërmjet shokut tim. Jemi bashkë prej gati pesë muajsh dhe jetojmë bashkë në Romë. Kemi marrë një shtëpi bashkë dhe një lokal bashkë me të. Mund të them që është një histori e vërtetë dashurie që nuk e kam pasur asnjëherë më parë.

A keni plane për fejesë apo bashkëjetesë?

Jemi fejuar tashmë dhe bashkëjetojmë bashkë.

Keni shumë tatto në trup, cili është më i veçanti për ju? Ç’kuptim ka ai?

Tatuazhi im më i veçantë dhe më kuptimplotë është dedikuar babit. E kam vizatuar në krah në formën e një anijeje brenda një shisheje.

Duket se jeni shumë i tërhequr nga modelingu. Është një ndër pasionet tuaja?

Po, më tërheq pak modelingu. E kam pasur dëshirë modelingun dhe botën e televizionit. Më pëlqen kur m’i bëjnë fotot dhe t’i postoj në ‘Instagram’. Nuk është se e kam fiksim apo pasion, por më pëlqen shumë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.